VIDEO/ ‘Foltorja’, Spaho: Pogradeci në mbështetje të Sali Berishës

Deputeti dhe mbështetësi i ‘Foltores’ Edmond Spaho ka folur nga Pogradeci, ku pas pak do të nisë edhe takimi i radhës i liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

‘Pogradeci mbështet Sali Berishën’, është shprehur Spaho.

Sipas tij, ‘strukturat e PD-së në qark janë në mbështetje të ‘Foltores’.

‘Në Kuvend do të ketë ndryshime statutore, do të hapet gara për kryetar’, tha Spaho i pyetur nga gazetarët.

Duke sqaruar debatin e djeshëm me kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha, Spaho tha se nuk pati mirëkuptim dhe mbledhja u mbyll për 5 minuta.

‘Nuk jemi lejuar të flasim në takimin e djeshëm, kryetari është larguar pas 5 minutash. Ndryshimet në FRPD të drejta, kanë pavarësinë e tyre’, tha Edmond Spaho nga Pogradeci.

Më poshtë deklarata e plotë e Edmond Spahos: