", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/09/auto_kiop1636462416.webp", "width": 963, "height": 541 } }

Video shokuese nga arrestimi i dhunshëm i një greku në Gjermani, ndërron jetë pak orë më vonë në paraburgim

Komiteti i Punëve të Brendshme të Parlamentit të Rhein-Westfalisë së Veriut  do të diskutojë të enjten e ardhshme rastin e vdekjes tragjike të 24-vjeçarit grek George Zantiotis, i cili vdiq në rrethana të paqarta, në qendrën e paraburgimit në Wuppertal, pak orë pas arrestimit të tij të dhunshëm.

Videoja e arrestimit të të riut që ngjalli furtunë reagimesh në rrjetet sociale për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij nga policia, që të kujton fundin e tmerrshëm të George Floyd në maj 2020 , është regjistruar nga motra e tij me të cilën i riu duket se ka pasur një debat të ashpër që ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve.

Ngjarja, ndonëse ka ndodhur më 2 nëntor , megjithatë është bërë e ditur vetëm pak orë më parë dhe pas zhurmës së përdoruesve të internetit dhe për pasojë autoritetet e Wuppertalit kanë bërë njoftimet përkatëse, të cilat megjithatë kanë shkaktuar shumë pikëpyetje, siç thuhet se vdekja e tij  i atribuohet një sëmundjeje themelore në kombinim me përdorimin e drogës.

Në të njëjtën kohë në rrjetet sociale si të Georges 24-vjeçar, ashtu edhe të motrës së tij kanë nisur të vërshojnë me mesazhe miqsh dhe të  duke kërkuar justifikim për vdekjen e grekut.

Siç deklaroi në media zëvendës-zëdhënësi i shtetit, Jules El-Khatib, shkaqet e vdekjes së 24-vjeçarit duhet të hetohen menjëherë nga një komision i pavarur :

 “Kam para një video të arrestimit në të cilën mund të dëgjohen britmat e dhimbjes së të riut. 25-vjeçari dha frymën e fundit pak më vonë kur ndodhej në paraburgim. Shkaku i vdekjes së tij duhet të hetohet nga një komision i pavarur dhe jo nga një departament tjetër policor” .

Zëdhënësi i shtetit shkon deri aty sa flet për një tjetër skandal: "Një vdekje në këto rrethana duhet të bëhet gjithmonë publike, duke përfshirë historinë e arrestimit dhe sapo të jenë të disponueshme shkaqet e vdekjes."
 

Nga ana e tij, prokurori i Wuppertal ia atribuoi publikimin e vonuar mbrojtjes së privatësisë së familjes së tij që jeton midis Wuppertal dhe Pireut .

Sipas burimeve diplomatike, theksohet se Ambasada greke në Berlin, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Dyseldorf, i ka ofruar ndihmë konsullore familjes së viktimës.

Autoritetet greke në Gjermani janë në kontakt edhe me autoritetet kompetente gjermane, nga të cilat pritet të kryejnë punën e tyre.