Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Revoltohet Flavio Qarri: Çfarë dreqin bëjnë instuticionet tona në orarin e punës?

 Për të folur për krimet seksuale si plagë për shoqërinë shqiptare dhe një nga këto ngjarja e rëndë në qytetin e Elbasanit ku një vajzë e mitur 14-vjeçare, e cila dyshohet se është bërë shkak i sherrit mes një grupi të rinjsh përfundoi në një krim të rëndë ishin të ftuar në ‘Kafe shqeto’ avokat Gentjan Sejrani dhe Diana Kanaj këshilltare për mbrotjen e fëmijëve World Vision Albania.

Dori: Mund të na japësh një panoramë gjithë përfshirëse kombëtare të situatës me fëmijë të moshave të tilla që vijnë nga shtresat në nevojë nga familje me drama të mëdha brenda tyre?

Kanaj: Është e vërtetë ajo që sapo thatë. Drama të tilla ndodhin kudo rreth nesh dhe unë mendoj se të gjithë kemi qënë kohët e fundit dëshmitarë të asaj që kemi dëgjuar shpesh në media të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve dhe adoloshentëve në Shqipëri dhe për t’ju dhënë një pamje pak më të qartë duhet të dini se një në dy fëmijë në Shqipëri janë të dhunuar sot.

Flavio: Me të dhunuar çfarë kuptoni që të jemi më specifik?

Kanaj: 60% e fëmijve në Shqipëri janë o përjetues të dhunës direkt ose janë vëzhgues të dhunës rreth tyre. Por gjithësesi janë të dhunuar.

Dori: Bëhet fjalë brenda ambjenteve familjare ?

Kanaj: Familja dhe rrethi i afërmt i fëmijës duket se janë dhunuesit më të shpeshtë pavarësisht nga shifra ne nuk mund të themi sepse kur i kemi pyet fëmijët nuk është se i kemi pyetur specifikisht se kush është dhunuesi, jemi treguar pak të kujdesshëm në këtë pjesë. Por edhe vëzhgimet tona nga puna jonë e vazhdueshme në terren dhe për të thënë se jemi në shumë zona të Shqipërisë ku punohet drejtpërdrejtë me fëmijët dhe familjet duket se dhunuesit janë kryesisht familjarët dhe miqtë më të ngushtë të fëmijës. Dhunë kemi dhe ndërmjet vetë fëmijëve duke parë dhe rastin e fundit të Elbasanit, kështu që ajo që unë mund t'ju them është se dhuna është shumë prezente. Çështja këtu sa të ndergjegjësuar jemi ne.

Flavio: Më falni zonja Kanaj që ju ndërhyjë. Kam përshtypjen që ato që po na ndjekim ne janë të mjaftueshëm të ndërgjegjësuar për tmerrin që mund të përjetojë një fëmijë. Unë besoj se unë e Dori jemi në një linjë kur duhet të pyesim se sa të ndërgjegjësuar i kemi institucionet tona për ato lekë që na marrin, për familjet që mbajnë me paratë tona dhe punën që nuk bëjnë kurrë me këta fëmijë. A kemi një shkallë ndërgjegjësimi, abuzimi apo çmendurie të këtyre institucioneve dhe çfarë dreqin bëjnë në  8-16 apo 9-17 kur dreqin shkojnë në punë?

Kanaj : Të them të drejtën Flavio puna në terren nuk na tregon vetëm këtë. Sa të ndërgjegjësuar janë jo vetëm institucionet patjetër institucionet më së pari por të gjithë ne sa të ndërgjegjësuar jemi si shoqëri për këtë fenomen. Dhuna ushtrohet kryesisht nga ajo çfarë na raportohet kryesisht nga njerëzit e afërt kështu e para duhet të punojmë dhe në këtë drejtim. Të gjithë së bashku po ashtu duhet të punojmë dhe me të gjithë institucionet për t’i bërë  përgjegjëse për rolin që ne i kemi mandatuar dhe i kemi paguar në fund të ditës. Po ashtu si mund t’i ndërlidhim këto institucione dhe të komunikojnë me njëra tjetrën në mënyrë që gjithë ky zinxhiri i mbrotjes së fëmijëve të funksionojë siç duhet.

Dori: Në përfundim të studimeve që bëni apo anketimeve sigurisht që ka dhe rekomandime. A ka një rekomandim apo reagim nga pushtet vendore në lidhje me gjetjet që bëni ju?

Kanaj: Në opinionin tim shumë është bërë dhe shumë duhet të bëhet. Patjetër që disa nga rekomandimet tona janë marrë parasysh disa të tjera janë shkruar dhe nuk janë zbatuar ka patur nga të dyjat kahet them unë. Mendoj se është detyrë e gjithë secilit të japë kontributin e vet dhe të bëjë detyrën në drejtim të mbortjes së fëmijëve. Kush nga ne nuk ka parë që afër tij një fëmijë është dhunuar.

Flavio: Unë nuk kam parë dhe njëherë që më ka ndodhur ma beso që kam ndërhyrë.

Kanaj: Shumë mirë nëse të gjithë do të bënim atë që ti ke bërë do ishim shumë më mirë.

Flavio: Mjafton ta fillojë secili nga vetja.

Falvio: Znj. Kanaj është një situatë kjo nga e cila askush nuk del apo ka një rrugë, ka një rastësi fatlume që mund ti nxjerrë njerëzit nga ky rreth vicioz?

Kanaj: Nuk është një situatë ky askush nuk del. Është një situatë e cila nëse trajtohet në mënyrën e duhur nga të gjithë ato që duhet ta trajtojnë nëse jemi të gjithë bashkë po mund t’ja dalim dhe shumë mirë.

 

Flavio: Ma shpjegoni praktikisht kjo vajzë 14 vjeçare ka vëllain në burg ka vetëm një gjyshe prindërit nuk e di se ku i ka, çfarë do të ndodhë?

Kanaj: Është shumë e rëndësishme që me vajzën dhe me familjen e vajzës të gjithë institucionet të jenë aty për ta ndihmuar, është e rëndësishme që familja të marrë ndihmën e nevojshme për të mbijetuar, vëllai i saj të marrë ndihmën juridike, është e nevojshme që vajza dhe familja e saj të trajtohen nga ana psikologjike. Është e rëndësishme se nëse vajza ka varësi ndaj lëndëve narkotike të trajtohet dhe në këtë drejtim. Është e nevojshme për të ndërgjegjësuar të komunitetin rreth saj që të mos e  bullizojnë.

Sejrani: Në momentin që nuk ndërhyhet në kohë tek këto familje do të ketë përsëritje të këtyre rasteve që do të thotë dhe në rastin konkret  vajza e mitur nëse nuk do të trajtohet nga ana psikologjike nëse gjyshja e saj nuk do të marrrë një ndihmë ekonomike që të mund të jetojë me dinjitet patjetër që do të kemi përsëritje të këtyre rasteve.

Dori: Një përgjigje për pyetjen time.Cilët janë ato institucione që në këto moment sot duhet të ndërhyjnë menjëherë?

Sejrani: Njesia e mbrotjes së fëmijëve pranë Bashkisë së Elbasanit, shërbimi social tek drejtoria e qytetit të Elbasanit , pra një sërë institucionesh që duhet të lidhen në lidhje me këtë rast po jo vetëm në këtë rast.

Dori: Unë prap këmbëgul tek kjo vajzë se kjo vajzë do ushqehet ndërkohë që nuk ka më asnjë burim të ardhurash dhe që sot ajo mund të shndërrohet në viktimë të prostitucionit 100%. Çfarë do bëhet sot me ketë vajzë kjo më shqetëson?

Sejrani:  Ligjërisht nuk di se ka një mjet në formën ekonomike menjëhershme për t’ dhënë asaj. Dhe kur e them këtë gjë nuk them se nuk ekziston ai ligji por si do t'i vihet asaj më shumë ekonomike që të dalë nga ky rrethi vicioz kjo familje, për aq kohë që ne nuk kemi ligjërisht që asaj t’i japë një shumë në formën e dhurimit atëherë është e pamundur të dalë nga varfëria.