SPAK sekuestron 190 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalëzit

Me vendim të Gjykatës së Posaçme është bërë një kontroll i befasishëm në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit.

Mësohet se kontroll është ushtruar edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku.

Aksioni në fjalë është bërë pas një hetimi nga ana e SPAK që lidhen me çështjet e pronave.

Ndërkohë, BW raporton se Luku, pasi është shoqëruar në polici, është lënë i lirë.

Sipas burimeve të SYRI TV, SPAK ka sekuestruar rreth 190 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalëzit.

Operacioni vazhdon.