FOTOT/ Pakti, ja çfarë komunikoi Rama me Bashën nga distanca

Seancës plenare pasditen e të hënës i mungoi shou mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Ishte ky i fundit që i nxori për replikë pas diskutimit të Ramës për eurobondin dhe ekonominë, deputetin Arbi Agalliu.

Sipas Ora News, Rama pyeti nga vendi kreun e opozitës, Lulzim Basha, nëse do të replikonte me të.

Në momentin që mori konfirmimin se nuk do të kishte replika është larguar nga salla.

Kreu i qeverisë është filmuar në momentin ku ka komunikuar në distancë me Bashën dhe më pas është larguar.