Gjekmarkaj: Kafet në Milano na kushtuan 195 euro dhe jo 250 euro...

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka sqaruar se kafet që ligjvënësit demokratë pinë në Milano kanë nuk kushtuan 250 euro.  

 Ai tha se fatura për pijet ata konsumuan në lokalin luksoz shkoi 195 euro. 

Gjekmarkaj mohoi gjithashtu të kishin bërë blerje të shtrenjta deputetët e PD në kryeqendrën italiane të Milanos. 

"Ne ishim të ftuar nga “Konrad Adenauer” në një trajtim 4 dito me deputetët e rinj, një ditë ishim në Milano se kishim takim me përfaqësues politik dhe të biznesit, pasi përfunduam punën, shkuam në një kafe, afër diellit, një pozicion i bukur afër në Piazza Duomo. Mungesa e përvojës më shtyu që ta sqaroja, e parashikova se ishte një zotëri me të shoqen që na shikonte me një farë tinëzie dhe qeshëm dhe e parashikuam, se duke pirë kafe do përfundonim në lokale. Në politikë të gjitha instrumentet qenka legale, madje lufta brenda llojit është më e egër se ajo e specieve të ngjashme. Pazar të shtrenjtë në Itali? Banale, të them, ne pimë një kafe ishim 13 veta, fatura na shkoi 195 euro, na shkon diku te 12 euro personi, se do na akuzoni se nuk jeni të zotët për numra si parti, unë nuk shquhem për numra, për fjalë mbase, ndërsa për të blerë nuk blemë asgjë, një nga koleget tona kishte blerë një çantë te Zara, e kishte te këmbët që e kishte fiksuar fotografia”, tha Gjekmarkaj.