‘Sundimtar mesjetar’/ Ristani-Bashës: Armik i demokracisë! Berisha ka mbajtur qëndrim në foltoret e tij

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ka folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

I ftuar në “Open”, Ristani theksoi se i vlerëson liderët duke u nisur nga parimet e mira.

‘Kryedemokrati Basha është armiku i demokracisë dhe statutit të partisë, i cili sillet si një sundimtar mesjetar’, u shpreh Ristani.

Ndërsa për ish-kryeministri Sali Berisha, Ristani tha se ka mbajtur qëndrim në foltoret e tij.

Ristani: Kur flasim për liderët e mira është të nisemi nga parimet e mira. Në këto kushte unë vlerësoj nga parimet të cilat qëndrojnë. Kur vijmë tek Basha i cili është armik i demokracisë, sillet si një sundimtar mesjetar, kur Basha mund të ngjajë me të gjitha këto, jam i sigurt se i takon mesjetës. Duke u nis nga parimet, armiku i statutit dhe demokracisë është Basha. Amerikanët nuk kanë bërë ndonjë ndarje. Berisha ka mbajtur qëndrim në foltoret e tij.