'Basha të japë dorëheqjen sot'/ Eno Bozdo: Dy rrugët që i kanë mbetur PD-së

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo ka deklaruar se Partia Demokratike ka dy rrugë në këto momente, ose të ringrihet ose të futet në një luftë të brendshme të saj.

Ai tha se Kuvendi Kombëtar i PD duhet të mblidhet, pasi mund të shihet si një ringritje për partinë, ndërsa shtoi se Basha duhet të japë dorëheqje.

Bozdo: Ajo që e kam thënë në mbledhjet e kryesisë, është se PD pas 25 prillit kishte një problem shumë të madh se kishte pakënaqësi brenda saj.  Edhe sikur Berisha dhe Basha të ishin bashkë sot, do të kishim probleme me partinë. Ne po shkojmë drejt një kuvendi kombëtar të PD.

Tani PD ka dy rrugë ose të ringrihet ose të futet potencialisht në një luftë të brendshme të saj. E mirëpritur do të ishte një dorëheqje e Bashës sot. Kuvendi i PD duhet të mbahet në një klimë tjetër, e rëndësishme është që demokratët të mblidhen dhe të shihet mundësia për të ringritur partinë. PD ka hyrë në një gjumë, PD ka rrëshqitur në një nivel tjetër.