VIDEO/ Belind Këlliçi: Kam qenë në ambasadën e SHBA! E vërteta për shantazhet dhe presionet

'Nuk jam shantazhuar dhe as më është bërë presion në Ambasadën e SHBA'. 

Kështu u shpreh deputeti i PD, Belind Këlliçi në 'Çim Peka Live'Syri Tv. 

Ai tha se ka shkuar rregullisht në ambasadën amerikane në Tiranë për çështje pune, por edhe për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Këlliçi tha se nuk është shantazuar dhe as i është bërë presion për qëndrimet e tij pro "Foltores" dhe liderit historik të PD.  

"Kemi qenë rregullisht në ambasadën e SHBA. Rregullisht për çështje pune. Por nuk mund të nxjerr detaje. Askush në atë ambasadë as më ka shantazhuar, as më ka bërë presion, përkundrazi jam trajtuar me respekt, dinjitet dhe është dëgjuar edhe opinioni im. Më është dhënë qëndrimi i tyre që nuk ka ndryshuar ndonjëherë dhe unë kam dhënë qëndrimin tim personal.

Kush del dhe thotë që shantazhohet dhe i është bërë presion nga SHBA kam përshtypjen që nuk po tregohet i sinqertë. Mbaj përgjegjësi për Belind Këlliçin, për vetën time. Qëndrimi i tyre nuk ndryshon. Edhe Berisha kërkon transparencë për akuzën që i është bërë dhe jo revokimin për heqjen e non gratës", u shpreh Këlliçi.