Këlliçi: Do jap dorëheqje nga Forumi! Berisha i vetmi që mund të ndryshojë PD-në

Deputeti Belind Këlliçi tha në 'Çim Peka Live' në Syri Tv se do të largohet nga kryetar i FRPD pas pak disa ditësh. 

Por ai tha se derisa të jetë në drejtimin e Forumit, do të luftojë për pavarësinë e kësaj organizate nga PD në mënyrë që FRPD të mos trajtohet si vasale. 

Gjithashtu, Këlliçi tha se iu bashkua 'Foltores' pasi sipas tij Sali Berisha është i vetmi që mund të ndryshojë PD-në. 

"Bashës i vetëofrova dorëheqjen time para 1 muaj e gjysmë. Pati një peticion nga forumi për zotin Berisha dhe i kam ofruar dorëheqjen në zyrën e tij. Ka gjykuar se nuk ka qenë momenti dhe nuk ka qenë momenti. Sot aludohet sikur unë po bëj karrierë për të mbajtur karrigen e kryetarit të FRPD. Do ta lë punë ditësh, mos ta kenë merak fare. E kam mbyllur ciklin tim, e njoh institucionin e dorëheqjes në mënyrë të përkryer. Por problemi është se sa kojë unë të jem në krye të FRPD deri në sekondën e fundit do të luftoj për pavarësinë e strukturës së forumit dhe për faktin se ne jemi organizatë partnere dhe jo vasalë. Ne kemi kapacietet tona. Te Foltorja e rinisë është folur kundër kultit të indvidit. Nuk kemi shkuar si 'Berishistë', ne kemi shkuar aty sepse kemi parë Berishën si të vetmin instrument për të bërë një ndryshim në PD. Është e vetmja mënyrë. Ça hapësire ka sot në PD për të shprehur mendimin ndryshe? Ku të lejojnë të flasësh?", u shpreh Këlliçi.