‘Veliaj fillon shembjet te 5 Maj-i’, familja hipën mbi tarracë: Ky shtet po na shkatëron jetën...

Këtë të hënë kanë nisur të shemben banesat që kanë firmosur kontratën me Bashkinë në zonën e 5 majit. 

Prania e fadromave ka tensionuar situatën, sakaq familjet e tjera që nuk kanë rënë dakord me Bashkinë kanë hipur në çatinë e godinave në mënyrë që të mbrojnë pronën nga eskavatori.

Banorët kanë komentuar edhe deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj ku pak ditë më parë i ka quajtur vilat e tyre kasolle dhe banorët që protestojnë sipas Veliajt nuk janë qytetarë që përfshihen nga projekti.

Një qytetar tregon se i vëllai i tij ka firmosur kontratë me Bashkinë e Tiranës.

Marrëveshja është nënshkruar në presion të vazhdueshëm nga qeveria vendore.

Me lot në sy e motra qëndron në derën e pronës së vëllai të saj. Ajo shprehet e pasigurt në këtë shtet dhe ngre zërin se po iu shkatërohet jeta duke iu marrë prona dhe dhënë një vlerë mjaft të ulët.

Shembjet kanë nisur në kuadër të projektit për ndërtimin e shtëpive për të prekurit nga tërmeti.

Qytetarët kanë kundërshtuar prishjen e shtëpive ndërsa kërkojnë kompensimin “metër për metër” për banesat e tyre.

Qytetari thotë se asnjë kontratë që është firmosur nuk është në favor të banorëve.