Gjykata e Posaçme ka frikë të pranojë prova!

Nga Edvin Prifti

Në çdo shoqëri njerëzore, në çdo sistem juridik, që nga koha kur njerezit kuptuan se konfliktet mund të shmangen dhe shoqëria mund të paqetohet përmes gjyqësisë, gjykatat u bëjnë palëve një pyetje, që përmbledh gjithë masën e detyrës së tyre: “Zoteri, a keni prova për të mbështetur pretendimet tuaja?” Sot kuptuam se këtë rregull nuk e njeh Gjykata e Posaçme, sepse provat i prishin komoditetin e vegjetimit, e detyrojnë të marrë vendime. Por ka frikë të marrë vendime, përveçse kur ia kërkon prokurori, “garanti” i komoditetit të saj. 

Këtë ndodhi e përjetova sot, kur u shqyrtua kërkesa ime për heqjen e sekuestros preventive, për një shumë prej rreth 72 milionë lekësh, vendosur nga e njëjta gjykatë, në maj të këtij viti. Gjykata nuk pati frikë, kur pa asnjë provë pranoi pretendimin e akuzës se kjo shumë, e depozituar cash në llogaritë e mia, kishte origjinë të dyshimtë. Ku i gjete ti zotëri paratë në cash? Kjo ishte çështja që shtrohej në maj. 

Sot u përpoqa të tregoja se ku i gjeta, sa punova, sa sakrifica në çerek shekulli dhe sa taksa pagova! Për mëse 4 muaj, avokatë në Itali dhe auditues të pavarur në Shqipëri, mblodhën dokumentacionin ligjor për të ardhurat e mia ndër vite. Raporti i auditit ligjor dhe kontabël së bashku me gjithë dokumentacionin mbështetës, iu paraqit Gjykatës së Posaçme, duke i kërkuar të bënte gjënë më të thjeshtë, më ligjore dhe më logjike: të urdhëronte të gjitha verifikimet e nevojshme, qoftë edhe një audtim të ri dhe mbi këtë bazë të shqyrtonte mundësinë e heqjes së sekuestros sipas ligjit. 

Ndërsa palët paraqiten versionet e tyre, gjykata pyeti palën mbrojtëse: cilat janë provat që dëshironi të shqyrtohen? Dëshiroj të sqaroj opinionin publik se kërkesës sime i ishte bashkëlidhur një dosje me qindra faqe prova, në fotokopje të noterizuar e dorëzuar në këtë gjykatë mëse dy javë më parë. Ky fakt evidentohej edhe në kërkesën e avokatit, pasi në fund të saj theksohej se kishte dokumente provuese bashkëlidhur. Gjëja e parë që të shkon ndërmend është se gjykata nuk i lexon kërkesat e palës së akuzuar dhe ky është një fakt shumë i rëndë, sepse cenon besimin e saj tek publiku. 

Seanca u nderpre qe gjykata “te gjente” provat te cilat mund te “ishin harruar” ne sekretari dy jave me pare. Gjykata u rikthye se bashku me provat dokumentare qe provonin se, ne 28 vite pune, une kisha arketuar te pakten 195 milion leke (te ardhura te krijuara jashte vendit, per 11 vjet dhe te ardhura te krijuara nga puna ne struktura private private ne Shqiperi, kosove dhe gjetiu, prej 16 vitesh), pra, gati 3-fishin e atyre qe u sekuestruan si te pajustifikuara nga burime te ligjshme. Me ne fund “u gjeten” edhe pse pergjegjesia qe ke ndaj jetes dhe dinjitetit te tjetrit u demonstruan qartazi se nga anonin. Ne perfundim, gjykata vendosi qe te na ktheje te gjitha provat qe kerkoi, duke mos marre asnje pergjegjesi per sekuestron e vendosur prej saj. “Jemi ne hetime paraprake, paraqitini ne prokurori!” Po sekuestron nuk e vendosi prokuroria zonje e nderuar, e vendoset ju. Ligjvenesi jep garanci kur cenohet liria dhe prona, kerkon vendim nga gjykata. Pse prokurori nuk e vendosi sekuestron, por trokiti ne deren tuaj? Sepse garant I qytetarit eshte gjykata, nuk eshte prokurori! Nje gje kaq elementare Gjykata e Posaçme nuk e kupton ose ben sikur nuk e kupton! 

Une siguroj gjithkend, si ata qe me vleresojne, ashtu edhe ata qe kane kritika ndaj meje, se cdo te ardhur qe une kam patur dhe kam eshte siguruar duke respektuar ligjin, kudo ku kam punuar. Eshte skandal qe kjo gjykate nuk ka kurajon te jape asnje garanci se eshte vertet nje gjykate e pavarur. Tregoi se eshte peng I prokurorise dhe se vendimi I saj absurd eshte teresisht i paragjykuar.

Nuk do kisha shkruar kurre per kete ceshtje, por pa dale nga seanca shikoja lajmin e shperndarr nga gjykatat neper portalet duke njollosur per te saten here emrin tim. Individe qe shkruajne dhe anatemojne pa ditur te verteten, e verteta qe e kishim cuar ne gjykate per ta zbuluar lakuriq por qe gjykata na u pergjigj qe nuk e desheronte nje gje te tille perkundrazi nuk ishte aspak e interesuar. E ndjeva per detyre edhe ndaj atyre qe me shajne dhe hedhin balte per te treguar qe cdo e ardhur e imja rezulton vetem nga puna e ndershme qofte edhe ne strukturat private brenda dhe jashte vendit e demonstruar pikerisht nga nje auditim i pavarut ligjor dhe kontabel qe ju eshte bere!

Më thoni, të nderuar miq, ç’ndryshim ka kjo me inkuizicionin e Torquemades, ndërsa më kanë veshur petkun e “heretikut”? Asgjë, përveç 6 shekujve diferencë, qindra mijëra të djegurve në turrën e druve me pa të drejtë dhe mungesës së rrotës së torturës.