Lagjja '5 Maji'/ Banorët-Veliajt: I kemi vila jo kasolle, na ke ofenduar rëndë. Shihemi në gjyq!
Disa prej shtëpive dhe vilave janë shembur këtë fillim jave në zonën e 5 Majit. Teksa banesat shembeshin, banorët i kanë kthyer përgjigje kryebashkiakut Erion Veliaj se i ka fyer pak ditë më parë. Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen me vlerën e tregut.
Këtë të hënë kanë nisur të shemben banesat e që kanë firmosur kontratën me Bashkinë në zonën e 5 majit. Prania e fadromave ka tensionuar situatën, sakaq familjet e tjera që nuk kanë rënë dakord me Bashkinë, kanë hipur në çatinë e godinave, në mënyrë që të mbrojnë pronën nga eskavatori.
Banorët kanë komentuar edhe deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku pak ditë më parë i ka quajtur vilat e tyre kasolle dhe banorët qe protestojnë, sipas Veliajt, nuk janë qytetarë që përfshihen nga projekti.
Një qytetar tregon se i vëllai i tij ka firmosur kontratë me Bashkinë e Tiranës. Marrëveshja është nënshkruar në presion të vazhdueshëm nga qeveria vendore.
Me lot në sy, e motra qëndron në derën e pronës së vëllai të saj. Ajo shprehet e pasigurt në këtë shtet dhe ngre zërin se po ju shkatërohet jeta, duke ju marrë prona dhe dhënë një vlerë mjaft e ulët.
Shembjet kanë nisur në kuadër të projektit për ndërtimin e shtëpive për të prekurit nga tërmeti.
https://youtu.be/sQbSxIIqSqk