VIDEO/ Pano Soko: Rama mori 720 mln € borxh dhe s'e dimë ku do të shkojnë këto para

Në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, eksperti i ekonomisë, Pano Soko ngriti shqetësimin lidhur me mungesën e transparencës nga ana e qeverisë për borxhin 720 mln euro përmes Eurobondit që u miratua në Kuvend dy javë më parë. 

Soko tha se qeveria nuk tregon se ku do të financohen ose çfarë do të paguhet me këto para. 

"Akush nuk e di për ça do të përdoren këto para, nga eurobondi. Askush nuk e di, sepse edhe kur u miratua eurbondi uk patëm një listë se çfarë do të financonte. Edhe në shtëpi ti kur merr borxh e di fare mirë se cilat janë gjërat që ti do të bësh me këto para të marra borxh. Dhe kur je në qeveri duhet ta diskutosh me Parlamentin. Në vendin tonë ku nuk kemi demokraci, por kemi demokraturë shkoi projektligji në Parlament, nuk kishte asgjë se çfarë do të paguhej me këtë borxh. 

Kjo të shtyn të dyshosh.

E dyta, fakti i pagesave të interesave që është një dëm ekonomik, që unë jam shumë i sigurt se edhe një specialist i thjeshtë i KLSH është i aftë ta evidentojë sa kohë këto para janë marrë në një vit tjetër fiskal për t'u përdur në një vit tjetër. Dhe kjo është e palejueshme nga ligji për menaxhimin në Republikën e Shqipërisë, ku thuhet se paraja dhe huamarrja duhet të përdoren me ekonomicitet në kohën e duhur për të shmangur sa më shumë të pagesës së interesave. Dhe kjo është e shkruar", u shpreh Pano Soko.  

Gjithashtu, Pano Soko tha se vitin e ardhshëm do të kemi tendera të 'frikshëm'.  

"Pagesa për PPP do të jetë rreth 12 mld lekë. Por këto që u morën borxh do të përdoren për ca tendera që do të na e sjellin mendjen vërdallë", tha ai.