Takimi me kongresmenët, Basha: Do ndahemi nga e shkuara, as unë dhe as PD s'do bëhemi avokatë të askujt

Kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha një prononcim për gazetarët pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të Kongresit dhe Senatit amerikan në seinë blu.

I pyetur nga gazetarët nëse ka kërkuar shpjegime për Berishën që u shpall non grata nga DASH, Basha tha se ai dhe PD nuk do kthehen në avokatë të interesave të askujt, por vetëm të shqiptarëve.

Gjithashtu, Basha tha se PD ka si prioritet të ndahet nga e shkuara dhe korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve dhe po zbraz vendin nga emigracioni i të rinjve. 

Z.Basha pse nuk i lejoni deputetë të flasin në mbledhjen e grupit parlamentar? 
Është sajesë. Ua thash që është sajesë. 

Z.Basha ju deklaruat se folët në takimin me përfaqësuesit amerikanë për politikanë të korruptuar. A kërkuat shpjegime në këtë takim për liderin historik të PD i cili nga DASH është shpallur një person i korruptuar?
Lulzim Basha: Prania kaq e lartë e anëtarëve të Kongresit dhe Senatit amerikan bipartizan dhe me një shumicë dërrmuese republikane, ishte e domosdoshme për të folur për prioritetet tona politke. Dhe prioriteti ynë politik është është për ndarjen nga e shkuara, nga korrrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve, po zbraz vendin nga njerëzit e aftë, të cilët po mësyjnë drejt emigracionit. Detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t'i prirë një ndryshimi themelor përmes politikës, t'i jepja zë prioriteteve tona. PD dhe unë nuk jemi e as nuk mund të bëhemi avokatë personalë të askujt, duke filluar nga unë, por do të jemi avokatë dhe luftëtarë për hallet e shqiptarëve. Jam siguruar nga senatorja Ernst se do të kemi mbështetjen si nga partia jonë simotër ashtu edhe nga Partia Demokrate.