Urgjenca për të marrë borxhe, Poli Hoxha: Humbëm 1.2 miliadë euro te uji, po financojmë korrupsionin

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Task Forcë nga Sonila Meço në Syri Tv, foli për borxhet që po merr qeveria.

Hoxha thekson se Rama vetë e ka pranuar se janë humur 1.2 miliardë euro te uji.

Ai shton se praktikisht është duke u financuar korrupsioni.

“Rama tha se kemi humbje 1.2 miliardë euro vetëm tek sistemi i ujit, e ka bërë këtë deklaratë me kryetarë të bashkive.

Ka thënë se kanë humbur, pavarësisht se ai e lidhte me paaftësinë. Ne po financojmë korrupsionin. Koncesionet marrin shumë para”, u shpreh Hoxha.