'Më kanë frikë, s’më përballojnë dot!' Arjola Demiri tregon si e shohin meshkujt në jetën e përditshme
Arjola Demiri ka rrëfyer histori të ndryshme nga jeta e saj personale në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Aktorja ka folur për divorcin e vështirë dhe ka treguar se si e fali tradhtinë e ish-bashkëshortit për plot gjashtë vite.
Aktualisht, artistja është në proces gjyqësor me ish-partnerin për kujdestarinë e fëmijëve.
Ndër të tjera, Demiri ka zbuluar se është dhunuar fizikisht dhe gjithashtu ka abortuar dy binjakë.
Mbrëmjen e djeshme, teksa po bisedonte me disa prej banorëve në oborrin e shtëpisë, Arjola nisi të fliste për raportet që ka me meshkujt në përgjithësi.
Demiri tha se shumica e tyre kanë frikë t’i afrohen se nuk e përballojnë dot.
Pjesë nga biseda:
Arjola: Mua në përgjithësi meshkujt më kanë frikë.
Donaldi: Po, pra, sapo ta thash.
Arjola: Më kanë frikë dhe bëjnë mirë që më kanë frikë.
Donaldi: Kanë frikë se nuk të përballojnë dot.
Arjola: Edhe ajo, edhe të gjitha që ta marrin vesh.
Donaldi: Mos guxoni kot. Po guxove…
Arjola: Bëjnë mirë që të më kenë frikë se s’më përballojnë dot.