U tha se është në gjendje të rëndë shëndetësore, reagon Ermal Fejzullahu

Disa media raportuan se Ermal Fejzullahu ka pësuar një ‘sulm të rëndë’ dhe është në gjendje kritike shëndetësore.

Lajmi që shqetësoi fansat e tij ka qenë i pavërtetë.

 

Ka qenë Ermali ai që ka përgënjeshtruar lajmet duke bërë të ditur se është shëndosh e mirë.

Këngëtari në një postim të publikuar në rrjete sociale, theksoi se nuk ka ndonjë problem dhe dënoi mediat në fjalë për këtë lajm.

 

“Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës. Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zot dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo është turp”, ka shkruar këngëtari.