Tragjedi në Nigeri, 20 fëmijë humbin jetën nga zjarri që ra në shkollë

Të paktën 20 fëmijë humbën jetën pas një zjarri, që ka shpërthyer në një shkollë në Nigeri.

Tragjedia ndodhi sot në qytetin e Maradit. Në pamje duket vendi ku ka rënë zjarri.

Nuk dihet deri më tani se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Kjo tragjedi vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak kohë më parë, ku humbën jetën nga shkaktimi i një tjetër zjarri po 20 vogëlushë.

Drejtori i shkollës e ka përshkruar ngjarjen si një katastrofë e vërtetë.