VIDEO/ ‘630 mln euro shëndetësia’, Braçe-Manastirliut: ¾ e koncesioneve, paguhen për punë që si bëjnë
Ish-zëvendës kryeministri Erion brace ka kritikuar koncesionet e dhëna nga qeveria që sipas tij po paguhen edhe për shërbime që nuk I kryejn.
Në komisionin e Ekonomisë Braçe u shpreh se qeveria duhet të rishoh ¾ e koncesioneve.
Teksa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se janë akorduar 2. 7 miliardë lekë për vaksinimin, Braçe akuzoi se sot vaksinat kanë mbetur në frigorifer, duke ngritur pikpyetje mbi strategjinë e vaksinimit.
Sipas Braçes, sot vaksinat po mbahen në frigorifer dhe spo i injektohen popullatës.
Gjithashtu deputeti Braçe kërkon që kontratat të rishikohen, pasi paratë publike po shpërdorohen për shërbime që privati nuk i garanton të plota.
Një tjetër pikë ku u ndal ish-zevendeskryeministri Erion Braçe janë fondet për koncesionet, që sipas tij po paguhen edhe për punë që nuk i bëjnë.
Ndërkohë deputeti I Partisë Demokratike Edmond Spaho ka ngritur shqetësimin mbi green pass. Spaho u shpreh se sot pasaporta e vaksinimit nuk po kontrollohet dot në universitete e jo më në bare e restorante.
Manastirliu, gjithashtu deklaroi se buxheti I ministrisë së shëndetsisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2022 është 91 miliard lek e 365 milion.