Barcelona: Pep Guardiola i pranishëm në prezantimin e Xavi-t në 'Camp Nou'

Zyrtarizuar mëngjesin e së shtunës, prezantimi i Xavi Hernandez në pankinën e Barcelonës do të “kurorëzohet” në një “Camp Nou” të tejmbushur këtë të hënë pasdite, pasi priten afro 25,000 tifozë të pranishëm në strofullin e blaugranëve. Më pas do mbahet konferenca për shtyp, e planifikuar për në orën 13:30, në auditorin e stadiumit së bashku me presidentin Joan Laporta.

Në mesin e të ftuarve, të pranishëm në prezantimin e kampionit të botës 2010, wshtw edhe ish-shoku dhe trajnerin e tij te Barça mes viteve 2008 dhe 2012 Pep Guardiola, tani në krye të Manchester Cityt, sipas informacioneve të AS .

Tekniku spanjoll ishte në shoqërinë e shefit të klubit katalanas disa orë para ceremonisë me rastin e një turneu bamirësie golfi, të organizuar nga ish-asistenti i Barcelonës, Juan Carlos Unzue, me qëllim mbledhjen e fondeve për kërkime mbi sëmundjen e Charcot.