Manaj dhe Balliut nuk grumbullohen me Kombëtaren, trajneri Reja shpjegon arsyen

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja komentoi për gjendjen e skuadrës në prag ndeshjet kualifikuese të Botërorit ‘Katar 2022’.

Trajneri u shpreh se ka mungesa të shumta në ekip por pavarësisht kësaj do mundohet të bëjë më të mirë për të marrë maksimumin.

Reja dha detaje për gjendjen e Rei Manjt dhe Ivan Balliut të cilët nuk do të jenë pjesë e ekipit për shkaqe fizike.

"Manaj nuk ka qenë në formën më të mirë fizike, unë kam biseduar me të dhe kemi vendosur së bashku që ai mos të jetë pjesë e grumbullimit pasi i duhet kohë të rikuperohet. Ai ka nevojë për pushim por edhe të luaj minuta me ekipin që të arrijë formën më të mirë."

"Po ashtu kam biseduar edhe me Ballin sepse kisha shumë dëshirë ta shikoja në fushë, mendoja ta aktivizoja edhe kundër Polonisë por nuk ishte e mundur."

"Balliu ka probleme me muskujt e barkut edhe për këtë arsye ai do ti nënshtrohet terapive dhe injeksioneve që të arrijë nivelin e duhur."

Trajneri ‘qau’ edhe mungesat e Abrashit dhe gjigantit të mbrojtjes Gjimshitit të cilët nuk janë të grumbulluar në kombëtare.