Tiranë/ Shpërthim në një servis celularësh

Një shpërthim ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në një servis celularësh në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku sipas policisë dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e një dyqani.

Fatmirësisht s’ka persona të lënduar

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj” dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e dyqanit në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.