Liverpooli pësoi humbjen e parë, Klopp ia vë fajin gjykimit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka rezerva për gjykimin në ndeshjen ndaj West Ham United, ku skuadra e tij pësoi humbjen e parë sezonale.

Gjermani theksoi se episode, që vendosën ndeshjen, për fat të keq, ishin kundër Liverpoolit.

“Sot vendosën disa episode kyçe. Golat dhe disa situata duhej të shkonin ndryshe. Le të flasim për lojën. Goli i parë që pësuam është faull ndaj portierit. Krahu i lojtarit kundërshtar shkon në krahun e Alissonit, kështu që si mund ta kontrollonte portieri topin? Kjo nuk ka kuptim. Shënuam golin e barazimit dhe kontrolluam plotësisht lojën dhe ata luajtën vetëm me kundërsulme.

Gjatë pjesës së dytë ne nuk luajtëm aq qartë, duhej të ishim më klinikë gjatë gjithë 90 minutave. Ata, duhet ta pranojmë, kanë cilësi dhe na ndëshkuan. Ndërhyrja e Aaron Cresswell ndaj Jordan Henderson nuk ishte e rregullt. Dy situata që ishin me ndikim, por nuk i mori West Hami vendimet.

Çfarë mund të bëjë Alisson? Kjo është arsyeja pse portieri është i mbrojtur. Nëse një lojtar kërcen në ajër me krahun e tij… është një pjesë e rëndësishme e trupit për portierin. Njerëzit do të thonë se po e justifikoj, por unë jam i qetë.

Vendimet e gjyqtarit duhet të jenë të drejta, por nuk e bëri këtë. Gjërat e vogla vendosën dhe disa gjëra shkuan kundër nesh.

Ne nuk ishim aq të qetë në momentet vendimtare, nuk patëm shumë durim”, deklaroi Klopp.