Valencia-Atletico Madrid/ Trippier përfundon në spital, gjendja e futbollistit anglez

Futbollisti i Atleticos së Madridit, Kieran Trippier, u transportua në spital pas dëmtimit që pësoi në klavikul, në “Mestalla”, në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Valencias.

Anësori anglez, i cili ia la vendin Vrsaljkos, iu nënshtrua testeve mjekësore për të zbuluar shkallën e dëmtimit.

Ekzaminimet përjashtuan një dëmtim të rëndë të kockave të klavikulës dhe, sipas vetë klubit, gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite.

Futbollisti ka pësuar zhvendosjen e klavikulës për shkak të shtrirjes së indeve të buta.