Habit biznesmeni homoskeksual: Jam 66 vjeç, por dua të kem fëmijë me partnerin tim
Një biznesmen homoseksual ka zbuluar planet për t'u bërë baba në moshën 66-vjeçare.
Në një intervistë për mediat angleze, ai thotë: 'Nuk mendoj se po bëj ndonjë gjë të gabuar'.
Shefi i kompanisë dhe partneri i tij, 40 vjeç, aktualisht po kërkojnë një grua që t'i ndihmojë të kenë një fëmijë.
Nëse do të jenë të suksesshëm në kërkimin e tyre, besohet se ai do të bëhet njeriu më i vjetër në Britani që ka një fëmijë përmes një surrogate.
Biznesmeni është në mesin e një numri në rritje të prindërve të moshuar që duan të kenë fëmijë.
Lajmi ka ndezur një debat të ashpër nëse është e papërgjegjshme të kesh fëmijë kaq vonë në jetë.