Përplasen dy makina në Durrës, plagoset shoferi bashkë me fëmijën e tij
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Xhavzotaj-Rrashbull.
Dy makina një ‘Benz’ dhe një ‘Toyota’ janë përplasur dy sjellë dy të plagosur.
Sipas policisë është plagosur shoferi me inicialet F. K., dhe fëmija i tij.
Policia e Durrësit/ Informacion paraprak
Me datë 07.11.2021, rreth orës 18:00, në aksin rrugorë Xhavzotaj-Rrashbull, mjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip ‘Toyota’ me drejtues shtetasin E. B.,
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.