VIDEO/ Basha nuk pranon pyetje: Koha e Sali Berishës ka mbaruar

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka dalë mbërëmjen e sotme dhe në një deklaratë të shkurtër për mediat ka sulmuar ‘Foltoren’ dhe takimin e sotëm të Sali Berishës me rininë.

Basha u shpreh se koha e Sali Berishës ka mbaruar dhe bashkë me të edhe koha e mandateve të skaduara.

‘Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.

Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës.

Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës

Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ia këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës’, - deklaroi Lulzim Basha gjatë deklaratës 1 minutëshe me gazetarët nga selia e PD.