", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/07/auto_encaa1636302994.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Ditëlindje në Dubai/ Pas kthimit Enca gjen surprizën gjigante në shtëpi

Enca këtë vit vendosi ta festonte ditëlindjen në Dubai, ku edhe qëndroi disa ditë për të pushuar.

Si gjithmonë, këngëtarja publikoi foto të shumta, duke treguar se po e shijon pafund kohën atje.

 

Madje, Haxhia u komentua vazhdimisht për imazhet joshëse me bikini, të cilat nuk linin shumë vend për imagjinatë.

Ndër të tjera, ditëlindja e këngëtares u organizua në një ambient luksoz ku nuk munguan dhuratat dhe surprizat e shumta.

 

Ndërkohë, pas rikthimit në Shqipëri, një tjetër surprizë e priti këngëtaren edhe brenda shtëpisë së saj.

Në fotot që ka ndarë sot me fansat në “Instagram”, Enca shihet në një ambient e rrethuar me trëndafila të kuq që formonin emrin e saj dhe një arush prej pelushi.

 

“Surpriza më e bukur që mund të gjeja për kthimin tim në shtëpi. Pafundësisht trëndafila, arush gjigant dhe dashuri”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e imazheve.

View this post on Instagram

A post shared by ENCA (@enca)