Tre shtete refuzuan të shfaqin 'Eternals' flimin plot skena me homos*ksualë, reagon Angelina Jolie

Arabia Saudite, Kuvajti dhe Katari refuzojnë të shfaqin filmin “Eternals” derisa nga ky produksion të përjashtohen të gjitha pjesët që promovojnë marrëdhëniet e të njëjtit seks dhe vendimin e tyre e komentoi anëtarja e kastit të filmit Marvel, Angelina Jolie.

Jolie, e cila luan Thene në filmin "Eternals", komentoi kërkesën e këtyre tre vendeve që Disney të bëjë ndryshime në film në mënyrë që ata të lejojnë shfaqjen e tij. 

Disney nuk e pranoi këtë kërkesë.

"Jam e trishtuar sepse ai publik nuk do të ketë mundësi të shikojë një film të mrekullueshëm. Jam krenare edhe për Marvel që refuzoi kërkesën e tyre. Ende nuk mund ta kuptoj që jetojmë në një botë ku njerëzit nuk mund të shikojnë familja Phastos si një komunitet i bukur i mbushur me dashuri." "Nuk e kuptoj pse diçka e tillë mund të zemërojë dikë ose pse disa e shohin atë si një kërcënim. Mosmiratimi dhe mosrespektimi për gjëra të tilla është injorant," tha Jolie.

Kujtojmë, kjo është martesa e Phastos (Brian Tyree Henry) dhe Benit (Haaz Sleiman), që është edhe hera e parë që një film i Marvel tregon një marrëdhënie të të njëjtit seks.

“Eternals” është shfaqur në kinema që nga fillimi i këtij muaji dhe drejtohet nga Chloe Zhao, regjisorja e suksesshme e së cilës filmi “Nomadland” shënoi çmimet Oscar këtë vit.