VIDEO/ Berisha: Shkarkimi i Bashës, përveç Kuvendit do ta bëjë dhe vota juaj

Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka zbuluar detaje në lidhje me atë që do të diskutohet gjatë Kuvendit Kombëtar që do të mblidhet në 11 dhjetor 2021.

Berisha tha se Kuvendi do të vendosë nene ku do të ketë raste të qarta se kur shkarkohet kryetari i PD-së.

Berisha tha se, përveç Kuvendit, kryetarin e PD-së e shkarkon dhe vota e anëtarëve.

‘Kuvendi, qëllimin më madhor ka rivendosjen, rikthimin e PD nëpërmjet normave të qarta në Shtëpinë e Lirisë. Kuvendi do të sanksionojë nene, kur kryetari nuk do të guxojë të shkelë normat statutore, pasi të jetë automatikisht i shkarkuar.

Kuvendi i ka të gjitha fuqitë të shkarkimit të kryetarit dhe fuqi tjetër. Unë mendoj se Kuvendi përgjigjen e parë do të japë, ndryshimet e thella statutore. Shkarkimi i Lulzim Bashës përveç se nga Kuvendi, duhet të bëhet me votën tuaj në të gjithë Shqipërinë.

Unë nuk do të kundërshtoj kurrë verdiktin, kur vota juaj do të jetë e lirë’, tha lideri historik i PD-së Sali Berisha.