VIDEO/ Fitoi medalje në Beograd, tifozët serb nuk e presin mirë arritjen e Alban Beqirit

Me medaljen e bronzit të fituar në Kampionatin Botëror të Boksit, Alban Beqiri shënoi rezultatin më të lartë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në këtë sport.

Boksieri shqiptar ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinalet e aktivitetit në Serbi, ku për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev. Ditën e djeshme është mbajtur ceremonia e dorëzimit të medaljeve.

Në momentin e ngjitjes në podium, në drejtim të Alban Beqirit ka pasur ovacione dhe vërshëllima nga tifozët serb të pranishëm në event.

Megjithatë, boksieri nga Puka u mbylli gojën duke arritur deri në gjysmëfinale dhe të fitonte medalje, rezultat që nuk ishte arritur asnjëherë nga një boksier shqiptar.