Lulzim Basha, ky kriptokomunist!

Nga Ilir Allkja

Ajo që ka habitur një pjesë të oponionit shqiptar e sidomos atë pjesë të votuesve që tek Basha kërkonin të mbështesnin shpresën e tyre për demoraci, për liri, për ndryshim, është sjellja autokratike, tipike komuniste e Lulzim Bashës.

Partia Demokratike u krijua si parti e kundërt me idealet e partisë punës, sot partia socialiste, dhe në të kanë kontribuar, shpresuar e besuar të gjithë shpirtrat e lirë që aspironin në parimet e djathta, në liberal-demokraci.

Lulzim Basha, me përjashtimet nga forumet e PD të gjithë zërave kritikë, vërtetoi gjithçka që flisnin kundër tij ata që e njihnin nga afër, si dhe zhgënjeu thellë gjithë shqiptarët që përpiqeshin të shihnin tek ky, (para 25 prillit) njeriun e qytetëruar në perëndim, kryeministrin e ardhshëm që do të shpëtonte Shqipërinë nga humnera ku e po e fundos klika e Ramës.

Handikapi qëndron në atë që Basha, një komunist i thekur në idetë e në veprime, ka vegjetuar me sukses në krye të një partie, që lindi si anti-komuniste.