Të shtëna me armë zjarri në ish-bllok, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në këto momente në zonën e ish-bllokut në Tiranë. 

Raportimet e para flasin për një person të plagosur i cili është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur pranë 'Pallateve Agimi' ngjitur me 'Kafe Roma'. 

I plagosuri mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie ndërkohë që autori i plagosjes ende nuk është identifikuar.