George Clooney u kërkon mediave që të mos publikojnë foto të fëmijëve të tij

George Clooney ka shkruar një letër të hapur ndaj mediave që të mos publikojnë më fytyrat e fëmijëve të tij.

Ylli i filmave tha  se kjo gjë ve në rrezik dy fëmijët e tij për shkak të natyrës së punës së gruas.

Kjo e fundit është avokate e të drejtave të njeriut, e cila nxjerr para gjyqit grupe terroriste.

Kjo kërkesë e aktorit u bë publike në disa revista, duke përfshirë edhe “Deadline”.

Clooney tha se vendosi të shkruante letrën pasi pa fotot e vajzës njëvjeçare të aktores amerikane, Billie Lourd të publikuara në internet.