VIDEO/ Metamorfoza e Ori Nebiajt/ Dje kërkonte dorëheqjen e Bashës, sot sulmon FRPD për llogari të tij!

Edhe pse nuk u zgjodh deputete sepse nuk ishte ne vendet e sigurta të kryetarit, gazetarja Ori Nebiaj, “papritur” është shndërruar në një përkrahëse të flaktë dhe “e besuar” e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Ky i fundit së fundmi e ka emëruar në krye të një grupi i cili do të organizojë zgjedhjet e pa paralajmërua të Forumit Rinor.

Kjo lëvizje e Bashës erdhi menjëherë pasi mbi 70% e pjesëtarëve të forumit janë deklaruar, se do të marrin pjesë nesër në Foltoren e cila i dedikohet pikërisht rinisë së PD-së.

Ndërkohë që e gjithë kryesia ka dalë kundër kësaj lëvizjeje të Bashës e cila sipas tyre është anti-statuore, Basha së bashku me grupin e Ori Nebiajt janë mbledhur këtë mëngjes, për të përshpejtuar “puçin” siç e quajtën kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i FDR-së.

Nebiaj vetë doli përpara gazetarëve dhe deklaroi me plotë gojë, se kryetari aktual i FRPD, deputeti që theu herësin Belind Këlliçi si  dhe e gjithë  kryesia e këtij forumi nuk janë legjitime, sepse i ka mbaruar mandati dhe ndaj do t’i nënshtrohen një procesi votimi.

Kjo sipas saj, jo për të emëruar një kryetar të ri për interesa personale, por për të zgjedhur një kryetar gjithëpërfshirës në interes të përfaqësimit të të rinjve demokratë.

Kjo që kërkon largimin me një urdhër arbitrar të Lulzim Bashës të gjithë kupolës drejtuese të FRPD-së, Ori Nebiaj, vetëm pak muaj më parë pak përpara zgjedhjeve të 25 prillit, e ftuar në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut, kërkonte me vendosmëri që nëse PD nuk fiton as këtë herë, atëherë kryetari i partisë, pra Basha, duhet të largohet urgjentisht nga drejtimi.

Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, pra Basha nuk mbajti asnjë përgjegjësi, por po largon nga drejtimi i forumeve të partisë çdo zë kritik në mënyrën më arbitrare dhe autoritare.

Kurse Ori Nebiaj në vend që të kërkojë largimin e Bashës si humbës, ashtu siç kishte premtuar dhe deklaruar te Fevziu, po kërkon largimin e Belind Këlliçit dhe të 90 përqind të lidershipit të FRPD-së.

Ndiqeni në videon e më poshtme, se çfarë thoshte Nebiu te Opinion pak muaj më parë dhe çfarë thotë sot!