Ironia për Bashën: Pas FRPD dhe 'Gruas', në 11 dhjetor hapim garën për kryetarin e PD

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha ka reaguar pas vendimeve të Lulzim Bashës për të shkrirë Forumin Rinor dhe Forumin e gruas. 

Vendimet erdhën pas kryetari i FRPD, Belind Këlliçi u shpreh se do t'i bashkohej Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha mesditën e të dielës, ndërsa Albana Vokshi ka mbajtur qëndrime kritike ndaj Bashës si dhe kundërshtoi përjashtimin e liderit historik të PD nga grupi parlamentar. 

Indrit Hoxha ironizon dy vendimet hakmarrëse të Bashës dhe shprehet: 

"Mbas FRPD tani hap garen dhe per kryetaren e gruas ne PD, ne rrugen e duhur me 11 dhjetor do i hapim garen per kryetarin e PD".