Babai i kreut të PDK, Krasniqi: Ja pse Rama është i dashuruar me ‘Vëllazërinë sllave’

Kohët e fundit, emra të njohur publik në Kosovë po denoncojnë me forcë lidhjen okulte të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Nga habia që është shprehur deri më tani për këtë lidhje “të çuditshme” e cila dobëson pozicionin e Kosovës përballë Serbisë dhe në arenën ndërkombëtare, zëra të njohur po hedhin edhe dyshime për rolin e Edi Ramës në gjithë këtë histori, prapa së cilës çdo ditë e më shumë po shihet kristalizimi i “Botës serbe”, që nënkupton rikthimin e hegjemonisë së tyre në Ballkan.

Shfaqja e relaksuar e fundit e Edi Ramës në Beograd, duke pirë verë serbe në një tavolinë 100% sllave, si dhe këmbëngulja e tij për “Ballkanin e Hapur”, edhe pa pjesëmarrjen e shumicës së shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Kosovës, ka ngjallur një valë reagimesh të forta në Kosovë dhe në Shqipëri.

Në këtë kontekst gazetari dhe publicisti i njohur Milazim Krasniqi, i cili është edhe baba i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në FB, shpjegon “dashurinë e madhe” të Edi Ramës ndaj “vëllazërisë sllave” të Ballkanit dhe posaçërisht serbëve.

Postimi i plotë i gazetarit Milaim Krasniqit

Shqipëria staliniste i ka dashur shumë vëllezërit sllavë. Edi Rama e përfaqëson denjësisht pikërisht atë Shqipëri. Edi Rama fiton zgjedhjet në Shqipëri (edhe duke manipuluar) sepse shumë shqiptarë në Shqipëri nuk janë çliruar ende nga ideologjia e vëllazërisë sllave. E pra, Stalini në një bisedë me Kardelin e Popoviqin, për shqiptarët ka thënë: “Po, ata mund të jenë besnikë si puna e qenit. Ky është një tipar dallues i popujve primitivë”. Ta duash atë që të urren e të fyen, është urrejtje ndaj vetes