", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/06/auto_FDbLyXBXIAcUsEa1636194328.jpg", "width": 900, "height": 642 } }

Xavi kthehet në Barcelonë, letra drejtuar tifozëve: Historia vazhdon...

Pas ditësh negociatash, Barcelona në orët e para të mëngjesit të sotëm zyrtarizoi  rikthimin në Katalonjë të Xavi Hernandez, i cili do të ulet në stolin e klubit blaugrana për dy vitet e ardhshme.

Pas fjalëve të para në televizionin zyrtar të klubi katalan, Xavi ka dashur t'u shkruajë një letër tifozëve të Barcelonës, të publikuar në Instagram: "Të dashur Culers, po kthehem në shtëpi. Po kthehem në vendin që më pa të rritem, po kthehem në klubin e jetës sime. Nuk mund të përshkruaj me fjalë emocionin që ndjej të kthehem edhe një herë për të mbrojtur këtë emblemë që e kam në zemër, për të ndjerë sesi vibron “Camp Nou” dhe brohoritjet e inkurajimin nga këta tifozë të mëdhenj.

E di që po vij në një moment të vështirë. Do punojmë dhe do luftojmë për të arritur atë që meritojmë. Faleminderit Barcelonës që më besoi mua dhe të gjithë tifozëve që besuan se duhej të merrja këtë rol të rëndësishëm.

Historia vazhdon”.

View this post on Instagram

A post shared by Xavi Hernández (@xavi)