Java e parë e nëntorit mbyllet me mot të ngrohtë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe rryma ajri nga Afrika duke kushtëzuar mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë por me temperatura të larta.

E shtunë, 6 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare  deri të dendura , reshje të izoluara në veri-perëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje dhe veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta.  

Temperaturat:

Zona malore        13/22°C
Zona e ulët          14/28°C
Zona bregdetare  18/26°C

Kosova, e shtunë, 6 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 18°C .

E diel, 7 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare  në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore        11/26°C
Zona e ulët          15/30°C
Zona bregdetare  18/27°C/Sipas RTSH