Shpërthen një automjet te Komuna e Parisit, alarmohen banorët

Një shpëthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur para pak minutash te Komuna e Parisit në Tiranë,

Sipas burimeve të SYRI TV dhe Syri.net, objektiv i këtij shpërthimi ka qënë një makinë tip 'Range Rover' me targa AA 199 YS, e parkuar në rrugën ‘Osman Myderizi’. 

Gjithashtu nuk dihet nëse ka pasur njeri brenda makinës në momentin e shpërthimit. Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Efektivët e policisë kanë rrethuar zonën me perimetrin e sigurisë.