Nuk ka fitues, Mainz dhe Borussia Monchengladbach ndahen në 'paqe'

Ndeshja hapëse e javës së 11-të mes Mainz dhe Borussia Monchengladbach u mbyll në barazim 1-1.

Golit të Florian Neuhaus në minutën e 38-të, vendasit iu përgjigjën me Silvan Widmer në minutën e 76-të.

Mainz (5, 17 pikë) arrin ndeshjen e tretë pa humbje dhe mban kundërshtarin mbrëmjes dy pikë larg në renditje. Gladbach (9, 15 pikë) konfirmon edhe një herë nisjen jo të mirë të sezonit.