E konfirmon Laporta: Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës

Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës. Pas njoftimit për media nga klubi i Al Sadd , tashmë pritet vetëm njoftimi i klubit blaugran.

Ndërkohë, raporton Sport , Joan Laporta ka thënë gjatë një takimi me shoqatën “Pena Barcelonista de Marin” se marrëveshja është shumë afër dhe se ish-mesfushori “do të jetë trajner i ardhshëm i Barçës”.

Marrëveshja mes klubit Blaugran dhe Al-Sadd është arritur totalisht.