Me kokainë në hotel, pranga shqiptarit në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën 40 gramë kokainë.

Nga raportimet e policisë italiane, i riu i cili ishte futur në vend si turist, është arrestuar në një hotel në zonën e Ankonës.

Policia ka kryer një kontroll në dhomën që kishte marrë shqiptari ku gjeti 9 qese me kokainë të fshehura pas bidesë së tualetit.

Më pas ata kontrolluan dhe makinën e marrë me qira nga shqiptari. Në kroskot, pas timonit ai kishte fshehur dhe 8 qese të tjera me kokainë brenda një kutie ëmbëlsirash.

Në përfundim të hetimeve dhe në dispozicion të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Ankonës, i arrestuari u  transferua në burgun Montacuto  në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor procedues.