Sekretari i FRPD: Basha po hakmerret, 70% e delegatëve nga Forumi kanë firmosur për Kuvendin

Sekretari i FRPD, Grigels Muçollari u shpreh se urdhri i Lulzim Bashës për të bërë zgjedhjet në Forumin Rinor është shenjë hakmarrje pasi 70% e anëtarëve delegatë kanë firmosur peticionin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. 

Muçollari tha gjithashtu se ka patur tentativa për intimidimin e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që vijnë nga Forumi Rinor.

"Ky nuk është as akt, por veprim që shkel statutin e FRPD si organizatë partnere, si organizatë që ka vendosur rregulla dhe i parashikon në statut.

Ky veprmi shkel statutin e PD kur tejkalon kompetencat e kryetarit. Ky veprim vjen pas firmosjes së peticionit nga delegatët që vijnë nga Forumi Rinor, 70% janë anëtarë të forumit. Ky veprim vjen menjëherë pasi është marrë vesh kjo gjë. Vjen pasi është marrë vesh pjesëmarrja e kryetarit të FRPDSH te 'Foltorja'. E konsiderojmë nul. I bëjmë thirrje kryetarit në detyrë Basha, nuk do të lejojmë asnjë moment as tentativat për intimidim ndaj anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që rrjedhin nga Forumi.

Nuk do ta lejojmë shkeljen e statutit, dinjitetit tonë, rregullat e organizatës që ne drejtojmë. I bëjmë thirrje të tërheqë urdhrin që ka nxjerrë, për veprimin që nuk përmbush asnjë nga kërkesat statutore. E konsiderojmë akt uzurpimi të FRPDSH, e konsiderojmë hakmarrje ndja FRPDSH, që për hir të vërtetës nuk është hera e parë. 

Statuti parashikon qartë hapojen e zgjedhjeve e shpall kryesia e FRPDSH, procesin e drejton Sekretari i Përgjithshëm i Forumit, pra unë, në bashkëpunim me Kryesinë. Këto janë veprime të ulta dhe të pamoralshme".