631 qytetarë të infektuar dhe 4 humbje jete nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3700 testime të kryera në 24 orët e fundit me të dyshuar, 631 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. 

4 qytetarë, dy nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe dhe një qytetar nga Korça 80 vjeç, kanë humbur jetën nga sëmundja. 

Në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar

Situata

Janë kryer 3700 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 631 qytetarë, në këto bashki: 

293 në Tiranë, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 qytetarë në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.  

Janë 7,827 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç.

Janë shëruar 580 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,219 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (5 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore          631
Të shëruar në 24 orë       580
Të shtruar në spitale       167
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 3700 

Testime totale              1,322,841
Raste pozitive                187,994
Raste të shëruara            177,219
Raste Aktive                     7,827
Humbje jete                      2,948

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           4110
Fier                 822
Durrës             475
Shkodër           474
Vlorë               422
Gjirokastër      362
Elbasan           345
Berat               249
Korçë              210
Lezhë              163
Kukës              115
Dibër                 80