Citon demokraten, Berisha-Bashës: Si njeri i fikur që je, ti smund të ndezësh shpresë as te vetja jote

Nga foltorja e Lushnjes, ish-kryemisnitri Sali Berisha i është referuar një letre të hapur drejtuar Bashës nga një zonjë e nderuar demokrate, e cila kishte një kërkesë për ‘kryetarin e opozitës që nuk ekziston’.

Sipas Berishës, në këto tetë vite opozita dështoi total në të gjithë angazhimin e saj kundër vendimeve kriminale të marra nga qeveria e Ramës.

Berisha: Në të gjithë këtë përpjekje opozita ishte e paqenë. Ajo nuk ndaloi dot në asnjë rekord të zi që shënoi qeveria në këo tetë vite, nuk sosi dot asnjë veprim të ndërrmarë dhe dështoi total.

Do huazojë një frazë nga letra e hapur që i shkruante kryetarit pa parti, një zonjë e nderuar.

Ajo i thoshte, këto tetë vite ti nuk ndeze asnjë shpresë por përkundrazi fike shumë shpresa gjatë këtyre viteve. Por si një njeri i fikur që je, ti smund të ndezësh shpresë as te vetja jote. Dhe kjo është e vërteta.

Kryetari pa parti eci tetë vite nga disfata në disfatë. Pas tetë vitesh, ne si demokratë dolëm me 74 mijë vota më pak se në vitin 2013.