Berisha: Kohërat janë kritike, do përmbysim Edi Ramën dhe kthejmë PD-në te fitorja

Nga Lushnja ku po zhvillon 'Foltoren' me demokratët dhe simpatizantët e tij, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se qytetarët nuk do ta pranojnë më diktaturën e krimit dhe korrupsionit, siç e quajti qeverinë "Rama". 

Lideri historik i PD deklaroi se 'Foltorja' do ta kthejë PD-në në një forcë vigale të lirisë dhe fitores. 

Berisha tha qeveria Rama do të përmbyset. 

"Foltorja do ta kthejë PD-në në një forcë vigane të lirisë, deokracisë dhe fitores. Kohërat janë kritike., por secili prej jush që na mbëeshtet ne, po shkruajnë me duart e tyre një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë. Po hapin një faqe të re në historinë e demokracisë. Sistemet demokratike janë delikate. Historia që ato kanë njohur vendnumëro dhe prapaktheu. Mjerisht nga demokracisë fragjile kanë lindur edhe diktaturat. Kjo është e vërteta e historisë, por këtë të vërtetë e shohim ne në kurriz. Në Shqipëri u ngrit një diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin., Bazohet në vjedhjen e votës, varfërimin e qytetarëve, largimin e tyre masivisht nga Shqipëria. Ky narkoshtet apo diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin, jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj por ia doli në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtet. Dhe të shndërrojë partinë e martirëve të lirisë, PD-në, partinë që përmbysi diktaturën komuniste ta shndërrojë siç do më thoshte dje në një mesazh të saj, një zonjë e nderuar, një sekretare e një dege të Tiranës, në një ministri të narkoqeverisë së Edi Ramës. Por ne jemi këtu për t’u zotuar se këtë nuk e pranojmë kurrë dhe së bashku me këtë ne do të përmbysim Edi Ramën", u shpreh Berisha.