VIDEO-SYRI TV/ Akuzat RTSH-së te Kominisioni i Medias, Bungo: Televizioni të mbyllet 6 muaj

Komisioni për edukimin dhe mjetet e informimit publik është shoqëruar me debate e akuza për mënyrën se si përdoren fondet nga Radio Televizioni Shqiptar.

Regjizori i mirënjohur Leka Bungo, duke parë performancën e dobët të RTSH-së kërkoi në komision që televizioni të mbyllet për një perjudhë 6 mujore, të ngrihen komisione të posaccme dhe ata punonjës që e meritojnë, të rikthehen në vendin e punës.

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, duke marrë shkas edhe nga arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllci, tha në komision se fondet e radio televizionit shqiptar shpërdorohen duke lidhur kontrata me çmime më të larta se tregu.

I pranishëm në Komisionin e Medias, Drejtori i Përgjithshëm i komanduar i RTSH-së, Martin Leka, i është përgjigjur edhe  akuzave ndaj tij për korrupsion dhe imoralitet