‘Basha si Ramiz Alia’/ Koka: Akti i dëshpërimit të vetmisë së madhe

Nga Bledian Koka

Lulzim Basha nuk zhgënjen edhe këtë herë. Sot në një levizje ‘deux ex machina’, kryevula e PD-së ka dhënë urdhrin për riorganizimin dhe zgjedhjet për kryetarin e Forumit Rinor të PD-së.

Pse tani?

E vërteta është se mandati i strukturave drejtuese të FRPD-së bashkë me mandatin e kryetarit ka përfunduar që në vitin 2019. Por duke qenë se zgjedhjet (për aq sa ka vlerë fjala) në PD, në 8 vite nuk janë zhvilluar, si zbatim i statutit dhe normave statutore, por thjeshtë si nevojë e hallit momental për Lulzim Bashën, edhe ky rast nuk mund të përbënte përjashtim.

FRPD është një tjetër strukturë vitale e PD-së e cila kërkon që Partia të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe ky qëndrim për Lulzim Bashën si gjithmonë është herezi dhe normalisht ‘antiamerikanizëm’ siç do ta quante ai.

Në panikun e njeriut që po mbytet në llumin e dëshpërimit që i ka krijuar vetes, sot i është turrur forumit rinor. Lulzim Basha nuk e meriton as ta quash ‘regjim’, por sot ai ka shumë ngjashmëri me Ramiz Alinë e 1990-ës që pasi i priti studentet në takim, i dërgoi sampistat që ti godisnin me lopata.

Se çfarë ndodhi pas atij akti, besoj se e keni parasysh!

p.s...Fotoja e mëposhtme, i shpjegon te gjitha!